E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpol dhe FBI, bashkëpunim për sigurinë gjatë botërorit Afrikë 2010

Afrika e Jugut po punon bashke me agjensite nderkombetare, perfshire Interpolin dhe FBI-ne Amerikane per te minimizuar friken per sulme terroriste gjate zhvillimit te Boterorit te Futbollit, qe do te zhvillohet ne kete vend nga datat 11 qershor deri me 11 korrik. Komisioneri i policise Bheki Cele ka bere te ditur se po merren te gjitha masat per te patur nje siguri te qëndrueshme, por ne te njejten kohe eshte shprehur se eshte e padrejte qe Afrika e Jugut te cilësohet si vendi me i rrezikshem ne bote, pasi edhe Brazili qe do te organizoje Lojrat Boterorin ne 2014 dhe me pas Lojrat Olimpike perballet me probleme te medha sa i perket kriminalistikes.

Gjithsesi krikitek shprehen se qytetet ku do te zhvillohen ndeshjet e Boterorit kane nje shkalle te larte kriminaliteti dhe rrezikojne tifozet qe do te vijne nga e gjithe Bota. Rreth 18,000 njerez u vrane gjate vitit 2008-2009, rreth 50 persona ne dite, nje mestare kjo me larte se ne Shetet e Bashkuara te Amerikes, qe ka nje popullsi gjashte here me te madhe se Afrika e Jugut. Per kete arsye organizatoret do te vene ne dispozicion 41,000 forca policore per sigurine e Boterorit 2010, nderkohe qe 170.1 milion dollare jane shpenzuar per operacionet dhe logjistiken.

Po ashtu shërbimet e inteligjences dhe policia eshte gjithmone ne kontakt me agjensite nderkombetare, per te siguruar nje turne te qete dhe pa akte terrorizmi.

Nertan Prifti
< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›