E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lippi mundohet ta bindë Nestan

Marcello Lippi nuk e ka fshehur dëshirën e tij që në Botërorin Afrika e Jugut 2010, ta ketë në dispozicion edhe mbrojtësin e Milanit, Alessandro Nesta, i cili kishte hequr dorë nga Azzurrët në vitin 2006.

“Tashmë janë mbushur 16-17 vende, e 6-7 të tjera mbeten në diskutim. Do të jenë disa futbollistë mbi 30 vjeç, sepse 1-2 vjet nuk luajnë shumë rol, ngase eksperienca është e rëndësishme. Më mundojnë lëndimet, po mendoj për Iaquinta e Camoranesi. Po mendoj edhe për Tottin. Po ashtu, do të tentoj ta bind edhe Nestën që të rikthehet”, theksoi Lippi për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›