Papa Benedikti XVI mesazh presidentit Topi
Kreu i shtetit Bamir Topi mori sot një mesazh nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVI me rastin e kremtimit të Ditës së 45-të Botërore të Paqes, e cila do të festohet më 1 janar 2012."Fillimi i Vitit të Ri, dhuratë kjo e Hyjit për njerëzimin, më nxit t`u drejtoj të gjithëve, me besim dhe dashuri të madhe, një urim të veçantë për kohën që kemi përpara, me qëllim që ajo të jetë konkretisht e shënuar prej drejtësisë dhe prej paqes" thuhet në mesazhin e Papës.
Më tej Ati i Shenjtë, u drejtohet para së gjithash të rinjve duke u paraqitur mesazhin e "një perspektive edukuese" me bindjen se ata "me entuziazmin dhe idealizmin e tyre, mund të ofrojnë një shpresë të re për botën.
Mesazhi papnor u drejtohet: "edhe prindërve, familjeve, të gjithë atyre që janë angazhuar në fushën edukuese, formuese, si dhe përgjegjësive në sfera të ndryshme të jetës fetare, shoqërore, politike, ekonomike, kulturore dhe të komunikimit". "Në detyrën për të edukuar të rinjtë për drejtësinë e paqes, të gjithë jemi të angazhuar personalisht" - thekson Ati i Shenjtë.
Papa Benedikti XVI e mbyll mesazhin e tij duke i shprehur Presidentit Topi "urimet më të mira për paqe dhe përparim për Vitin e Ri 2012, vit në të cilin Shqipëria do të kremtojë 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj