Rama: Spikerja e Kuvendit, si analizat e kooperativave
Kryetari i opozitës, Edi Rama, ka ironizuar dje arritjet e Kuvendit të Shqipërisë, të prezantuara në një konferencë të gjatë nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Nga jashtë shtetit ku ndodhet me pushime, kreu i Partisë Socialiste nuk ka lënë pas dore edhe zhvillimet politike në vend. Kështu, ai dje ka ndjekur nga larg përmbledhjen vjetore të Kuvendit të Shqipërisë, dhe nuk ka harruar të komentojë në faqen e tij në rrjetin social Twitter, duke e krahasuar analizën e kryeparlamentares Topalli me ato që bëheshin gjatë sistemit komunistë nëpër kooperativat bujqësore. “Spikerja si në analizën e kooperativës dhe ligjet si kuintalë për hektarë, rendiment i lartë vjetor, madje paçka se opozita s'la shiun me ra!”, - shprehet Rama në faqen e tij në Twitter. Reagimi i Ramës erdhi pasi kryeparlamentarja Topalli punën e Kuvendit e mati me numrin e ligjeve dhe akteve të tjera të miratuara, si dhe me numrin e pyetjeve dhe përgjigjeve që kishin dhënë ministrat.