Papa Benedikti XVI pritet të takohen sot me Netanjahun
Nazaret - Papa Benedikti XVI pritet të takohet sot me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjah, gjatë vizitës që do të zhvillojë në Nazaret. Papa i Romës ndodhet prej disa ditësh në Lindjen e Mesme, ku është duke vizituar vendet e shenjta dhe takuar me disa personalitete të larta.
Nazareti është qendër administrative e Galilesë, dhe është qyteti më i madh i banuar nga arabët. Aty Benidikti i XVI do të mbajë një meshë, dhe në mbrëmje do të rikthehet në Jerusalem.
Gjatë këtyre vizitave Papa shprehu qëndrimin e Vatikanit për krijimin e shtetit palestinez. “Ekzistenca e një muri i çoi palestinezët dhe izraelitët në një pikë të vdekur, por muret mund të rrëzohen”, deklaroi Papa Benedikti XVI.