Dule braktis Berishën
Tiranë -Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka bërë një kthesë 180 gradë. Partia e njohur ndryshe si partia e minoritetit grek, ka braktisur koalicionin e djathtë, pas katër vitesh bashkëqeverisje me të, duke iu bashkuar koalicionit të majtë me në krye Partinë Socialiste. Vendimi është marrë një ditë më parë, pas shumë debatesh brenda partisë të Vangjel Dules. Në fakt, dje ishte afati i fundit kur partitë mund të shpallnin përfshirjen e tyre në koalicione ose jo. Ndërkohë, po dje, PBDNJ-ja e kishte lënë të merrte një vendim.
"Negociatat me kryeministrin Berisha, dështuan. Me Partinë Demokratike nuk gjetëm një terren të përbashkët. Ne jemi për integrimin e vendit dhe vendimi ynë erdhi me një korrektësi të madhe”-ka deklaruar Dule. Duket se vendimi, ka ardhur pas një takimi kokë më kokë, midis Dules dhe kreut të PS-së, Edi Rama, takim i cili nuk është bërë i ditur për mediat.