Meta prezanton Rrokajn
Tiranë -Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me qindra përkrahës të LSI, në Njësinë Bashkiake nr.2 në Tiranë. Në këtë takim Meta prezantoi si kandidat për deputet të LSI në njësinë nr. 2, ish-Rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof.Shezai Rrokaj. “Ne kemi një program shumë të qartë, që e kemi bazuar nga fillimi deri në fund tek punësimi. Alternativa që vërtetë që jep siguri, begati dhe integrim për shqiptarët, është vetëm alternativa e punësimit, e krijimit të mundësive për punësim për të gjithë, që të ushtrojnë aftësitë dhe talentet e tyre në profesione të caktuara, në sfera të caktuara, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijnë të jetojnë me dinjitet, të mbajnë familjet e tyre me dinjitet dhe të rrisin fëmijët me dinjitet”-theksoi Meta.
Më tej, Meta u shpreh se qeveria i ka kthyer kurrizin biznesit. “Në të gjitha drejtimet politikat tona do të synojnë tek punësimi, që nga politikat fiskale dhe tatimore e deri tek politikat arsimore, e kështu me radhë. Ne jemi për një qeverisje praktike, konkrete një qeverisje që nuk është peng i demagogjisë së saj dhe i frazave ta pakuptimtave. Prandaj dhe slogani Koha për Veprim është koha për të marrë vendim, është koha për të sqaruar gjërat, është koha për të vendosur prioritet dhe për të ecur me këto prioritete”-vijoi Meta.