Papa Benedikti i XVI do te mbaje titullin edhe pas doreheqjes
Edhe pse i kanë mbetur vetëm dy ditë në detyrë do të mbajë titullin Papë.
Vatikani lëshoi të martën të dhëna mbi mënyrën se si do t’i adresohen papa Benediktit te 16 pas dorëheqjes.
Ati I Shenjte do të ruajë emrin e tij Benedikti XVI dhe do të vazhdojë të adresohet si “Shenjtëria e Tij”, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.
Ai do të njihet gjithashtu si Papa “emeritus”, nga latinishtja “i tërhequr”.
Deklarata e Lombardit eliminon dyshimet mbi rolin dhe statusin që do të ketë Ati i Shenjtë, pas dorëheqjes së lajmëruar, e cila hyn në fuqi në datën 1 mars.
Benedikti XVI do të realizojë shfaqjen e tij të fundit si Papë ditën e mërkurë, kur do t’i adresohet besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit, i cili besohet të jetë i mbushur në kapacitetin e tij të plotë.
85-vjeçari Ratzinger dha dorëheqjen ma parë gjatë shkurtit, duke justifikuar këtë vendim me shëndetin e tij të dobët.