E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne aksin Lezhe-Lac humb jeten 27 vjecari

Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së martës në superstradën Lezhë – Laç.

Sipas policisë një autobot me targa të Fierit 0771 A që drejtohej nga Shaban Veizi 48 vjec nga Lushnja në tentativë për të parakaluar është përplasur më mjetin tip mercedez me targa të Mirditës 1995 A që drejtohej nga 27 vjeçari Albert Gjetja.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur nga aksidenti duke ndërruar jetë pak minuta me vonë gjatë rrugës për në spitalin ushtarak të Tiranës. Ndërsa drejtuesi i autobotit është ndaluar nga policia deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›