Papa Benedikti i XVI-te ne Britani per te forcuar krishterimin
Papa Benedikti i XVI-te fillon sot nje vizite zyrtare ne Angli e Skoci si pjese e perpjekjeve te tij per te forcuar krishterimin ne vendet europiane qe jane shoqeri thellesisht sekulare. Vizita e kreut te Kishes Katolike vjen ne kohen e kunderthenieve te shkaktuara nga deklaratat e kardinalit gjerman Uollter Kasper njeheresh keshilltar i afert i Papes. Kasper ka pohuar se Britania moderne i ngjan nje vendi te botes se trete ku ndihet nje ateizem agresiv. Vete Kasper ka anuluar udhetimin drejt Britanise me Atin e Shenjte per shkak te problemeve shendetesore ka njoftuar Vatikani.
Papa do te pritet dhe nga Mbreteresha Elizabete II-te ne Edinburgh-un skocez. Kjo eshte vizita e pare shteterore e nje pape ne ishullin britanik qysh prej ndarjes se Kishes Anglikane ne shekullin e 16-te. Rreth pese milione britanike jane katolike. Ata perbejne keshtu rreth nente per qind te popullsise. Para 28 vjetesh Britanine e Madhe e ka vizituar Gjon Pali i II-te. Por vizita ishte deklaruar si udhetim per tek katoliket e vendit dhe jo si vizite shteterore. Papa do te takohet me mbretereshen ne Shtepine Holyrood dhe do te pershkoje edhe qytetin para se te zhvilloje nje meshe ne Glasgow. Pervec besimtareve dhe shume njerezv qe e presin atin e shenjte ne vend jane planifkuar edhe protesta.