Palestinezet dhe izraelitet pozitive per paqen
Bisedimet e drejtperdrejta mes udheheqesve izraelite dhe palestineze vazhdojne ne Jerusalem pas nje takimi te realizuar ne Egjipt. Shtetet e Bashkuara qe kane ndermjetesuar bisedimet delikate thone se eshte bere nje fare perparimi. Qellimi i bisedimeve eshte qe te trajtojne ceshtjet kryesore te konfliktit perfshire perplasjen qe ka te beje me vendbanimet e hebrenjve ne Bregun Perendimor. Bisedimet rifilluan ne Uashington dy jave me pare pas nje nderprerjeje prej 20 muajsh. Korrespondenti i BBC-se ne Jerusalem thote se vete fakti qe po vazhdojne bisedimet tregon se ato jane duke arritur me shume sesa kishin parashikuar skeptiket. Duke folur pas rifillimit te bisedimeve ne Egjipt i derguari amerikan George Mitchell tha se udheheqesit kishin perseritur synimin e tyre qe tu qaseshin negociatave me vullnet te mire. Presidenti Abbas dhe Kryeministri Natanjahu vazhdojne te pajtohen se keto negociata te cilat kane si qellim zgjidhjen e te gjitha ceshtjeve thelbesore mund te perfundojne brenda nje viti tha zoti Mitchell. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e cila po merr pjese ne bisedime ka shprehur optimizem se mund te shenohet progres.
Amerikanet kete here jane shume optimiste per bisedimet e paqes te cilat kane rinisur pas 2 vjetesh nderprerje. Nderprerja e fundit i la shume te pashprese palestinezet sepse shkaktoi edhe sulmin e hebrenjve ne Gaza ne fund te vitit 2008 dhe ne fillim te 2009-s ne te cilen humben jeten qindra civile palestineze. Ky ka qene edhe nje nga sulmet me te rende ndaj palestinezeve ne keto vitet e fundit qe u denua edhe nga faktori nderkombetar i cili per here te pare duke u nisur nga masakrat e hebrenjve guxoi qe te mbante nje qendrim te hapur ne mbrojtje te te drejtave te palestinezeve. Para bisedimeve te kesaj radhe palestinezet jane shprehur mjaft skeptike ndaj angazhimit te hebrenjve duke pasur parasysh pafrytshmerine e takimeve te tjera. Por nderkohe edhe Presidenti Obama ne krahasim me paraardhesin e tij Bush duket me i angazhuar qe te coje deri ne fund nje plan paqeje i cili nese do te realizohet nga te dyja palet do te sherbente si nje burim stabiliteti ne te gjithe rajonin konfliktual dhe me gjere. Natanjahu dhe Abaz shpresojne qe te bien dakord mbi pikat kryesore te paqes dhe me pas ti realizojne ato ne terren.