Papa Benedikti i XVI thirrje kundër racizmit
Vatikan-Papa Benedikti i XVI-të kërkoi nga të gjitha vendet që të bashkonin forcat për të eliminuar "çdo formë të racizmit, diskriminimit dhe intolerancës". Papa e cilësoi si nismë të rëndësishme konferencën mbi racizmin që fillon nesër në Gjenevë, pasi kjo dukuri negative vazhdon të ekzistojë, pavarësisht mësimeve të historisë.