E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Tani, zgjedhje të lira

Tiranë -Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane Sabri Godo gjatë një takimi që ka zhvilluar sot në Kombinat, deklaroi se një vend quhet demokratik, kur bën marrëveshje me qytetarët. “Një vend quhet demokratik kur bëhen marrëveshje mes qeverisë dhe qytetarëve, dhe kjo qeveri i është zotuar shtetasve të saj që para 15 qershorit t'i pajisë me karta identiteti, për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.''-theksoi Godo.

''Ne jemi në NATO - tha Godo- dhe tani pas kaq vitesh demokraci duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme ''. Gjatë këtij takimi Godo gjithashtu theksoi arritjet e qeverisë në këto katër vite , të cilat kanë qenë vite suksesesh në reforma dhe në vepra të mëdha. Për këtë arsye shtoi ai, '' Kjo qeveri duhet të përshëndetet dhe duhet t'i jepet rasti që me votën tuaj të përfundojë projektet dhe veprat në një mandat të dytë''.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›