Rama: Ja karta sociale
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim me personat me aftësi të kufizuar, ku ka prezantuar programin e partisë për këtë kategori. Gjatë takimit, kreu socialist theksoi se do të rishikohet sistemi i vlerësimit të paaftësisë, duke kaluar nga një vlerësim thjesht mjekësor, në vlerësim mjekësor dhe social. “Individët që u shërbejnë personave me aftësi të kufizuara-tha Rama, vitet që kalojnë pranë tyre do t’u llogariten si vite pune për efekt pensioni.
“Ne do ta rritim shumën e rimbursimit të karburantit për ju e për ata që si ju kanë nevojë për mbështetjen e shoqërisë, duke siguruar që pavarësisht ndryshimit të çmimit të karburantit, çdo person me aftësi të kufizuar, të mund të blej të njëjtën sasi karburanti që i nevojitet. Periudha në shërbim të personave me aftësi të kufizuar, do të njihet si vjetërsi pune për efekt të pensionit të pleqërisë”-theksoi Rama.
Për të gjithë shqiptarët tha Rama do krijojmë Kartën Sociale, e cila do të sjellë një revolucionin që Shqipëria dhe shqiptarët që kanë nevojë. “Duam që të krijojmë për çdo shqiptar e shqiptare, Kartën Sociale, e cila është një kartë që në bazë të profilit individuale dhe gjendjes shoqërore e ekonomike, t’i japë mundësi çdo qytetari e qytetareje të përfitoj në mënyrë të thjeshtë dhe tërësisht transparente shërbime e kujdes social e shëndetësor, arsimor, apo kulturor. Kjo sigurisht nënkupton një revolucion në marrëdhëniet mes qytetarit dhe shtetit dhe për këtë revoliucion në radhë të parë që Shqipëria ka nevojë.”-vijoi kreu socialist.
Rama duke prezantuar programin u ndal dhe tek fakti se ky program është një instrument qeverisës dhe jo një mal me premtime të pa mbajtshme. “Ne nuk jemi dhe nuk do të jemi në këtë garë për të konkurruar me tregtarët profesionist të gënjeshtrave dhe për të ngritur lart e më lart zërin në pazarin e vjetër politik të këtyre 18 vjetëve, ku janë tregtuar gënjeshtra pa fund, ku janë tregtuar premtime pa fund, ku janë krijuar iluzione pa fund, të cilat kanë patur më pas si rezultat zhgënjimin e pafundmë të qytetarëve e qytetareve të këtij vendit”-vijoi shefi i opozitës.