E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roçen:Mali i Zi,marrëdhënie diplomatike me Kosovën

Shefi i diplomacisë së Malit të Zi, Millan Roçen, ka thënë se vendi i tij së shpejti do të vendosë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e pavarur të Kosovën. Ai po ashtu tha se nuk do të ngutet me vendosjen e ambasadorit të ri në Serbi. Ndërkohë, Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Miliband ka deklaruar se Serbia mund të bëhet kandidate për hyrje në BE në vitin 2009 nëse i plotëson obligimet ndaj Tribunalit të Hagës dhe luan rol pozitiv dhe konstruktiv në rajon. Në një shkrim autorial për "Veçernje Novosti", Miliband thotë se e di që do të vazhdojnë mospajtimet për Kosovën por shton se duhet fokusuar në qëllim e përbashkët, që të gjitha bashkësitë të jetojnë në paqe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›