Papa Benedikti mban mesazhin e Krishtlindjes

Papa Benedikti mabjti sot mesazhin tradicional te Krishtlindjes dhe uroi ne dhjetra gjuhe mes te tjerash edhe ne shqip.
Duke folur perpara mijera njerezve te mbledhur ne Sheshin e Shen Pjetrit dhe miliona te tjereve qe e ndiqnin ne televizion ne mbare boten Papa u lut per rilindjen e paqes ne Lindjen e Mesme dhe inkurajoi katoliket ne Irak dhe ne Kinen komuniste ti rezistojne perndjekjeve.
Papa foli nga ballkoni qendror i Bazilikes se Shen Pjetrit ne nje dite te ftohte dhe me shi dhe kushtet kur masat e sigurise ne Rome jane shtuar pas shperthimit te pakove-bombe ne dy ambasada te kryeqytetit italian.
Ne fjalimin e Krishtlindjes te njohur si Urbi et Orbi Papa tha se mesazhi i Krishtlindjes per paqe dhe shprese eshte gjithmone i ri befasues dhe i guximshem dhe duhet te nxise cdo njeri ne perpjekjet paqesre per drejtesi.