Krishtlindje edhe ne aeroporte nga bora
Jo çdo besimtar i krishterë ka mundur te festoje krishtlindjet ne prani te njerëzve te dashur. Mijëra persona ne Evrope kane kaluar natën e lindjes se Krishtit ne aeroportet e Parisit e Brukselit për shkak te bores se dendur si pasoje e temperaturave te ulëta. Për shkak te mungesës se mjeteve për shkrirjen e akullit, aeroporti i madh ne Paris "Charles de Gaulle", anuloi 400 fluturime duke lënë te bllokuar 200 pasagjere, te cilët kane kaluar natën e krishtlindjeve ne aeroport. Probleme janë raportuar edhe ne Holandë, ku u mbyll aeroporti "Eindhoven", si edhe ne jug te Belgjikës ku ka pasur bllokime te akseve kryesore.
Shpërndaje