E Diel, 1 Nëntor 2026

Feston Krishtlindjet me ushtaret ne Afganistan ministri i Mbrojtjes se Frances

E shtune 25 dhjetor NOA-Ministri francez i Mbrojtjes Alain Juppe ka festuar Krishtlindjet se bashku me ushtaret francez ne Afganistan.

Juppe e filloi viziten duke vizituar disa te plagosur franceze dhe personelin e spitalit ushtarak te vendosur prane aeroportit te Kabulit.

Ministri francez iu tha ushtareve franceze se nese Afganistani do te anoje nga fanatizmi dhe obskurantizmi pasojat do te jene te medha. Viti 2011 do te jete mjaft kerkues. Objektivi eshte caktuar me nje kalendar 2011-2014 kur do te behet transferimi i kontrollit te sigurise tek forcat afgane dhe ketu del nevoja per vazhdimin e bashkepunimit me Afganistanin per ta ndihmuar ate per rindertimin.

Ai tha se ne diten e Krishtlindjeve te gjithe mendojne per familjaret e tyre por ai kerkoi nga ushtaret qe te kene besim ne ta.

Juppe diten e Krishtlindjeve e kaloi prane forcave franceze dhe aleate ne Afganistan ne Kabul dhe ne distriktin Surobi ne lindje. Vizita e ministrit te Mbrojtjes do te zgjase 48 ore.

a.y/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›