E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti mberrin ne Britani

Papa Benedikti XVI ka mberritur ne Edinburg ne kuader te vizites se pare zyrtare ne Mbreterine e Bashkuar.

Ai eshte drejtuar per ne Holyrood House ku do te takohet me mbretereshen para se te mbaje nje meshe masive ne ambjent te hapur ne Glasgou.

Dhjetra mijera njerez kane zene vend ne rruget e Edinburgut per ta pershendetur edhe pse te tjere kane paralajmeruar protesta.

Kjo eshte vizita e pare qe behet ne Mbreterine e Bashkuar nga nje at i shenjte qe pas asaj te zhvilluar ne vitin 1982 nga Gjon Pali i dyte.

Gjithashtu kjo vizite mund te percaktohet edhe si e para zyrtare pasi Papa eshte thirrur nga mbreteresha dhe jo nga kisha.

Avioni ku udhetonte Papa u ngrit nga aeroporti Ciampino ne Rome ne oren 0720. Bashke me te ne bord jane edhe 30 persona zyrtare te Vatikanit dhe gazetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›