E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti takon Raul Kastron në Havana

Ndërkohë, ish-Presidenti Fidel Kastro, në një artikull të botuar në uebsajtin e qeverisë ka shkruar se është “i lumtur” që do të takojë papën.

Pas mbërritjes në Kryeqytetin e Kubës, Havana, Papa tha para turmës se ishte lutur për një Kubë “që avancon në rrugën e përtëritjes dhe shpresës”.

Zyrtarët kubanë kanë ngulur këmbë se reforma politike nuk është në agjendë.

Marino Murillo, një nga zv/presidentët e Kastros dhe “cari i ekonomisë” tha para gazetarëve se qeveria po freskonte modelin ekonomik kuban në mënyrë që ta bëjë socializmin më të qëndrueshëm.

“Nuk do të ketë asnjë reformë politike në Kubë”, tha ai.

Vizita e papës në vendin ku katolikët romanë përbëjnë 10 për qind të popullsisë, vjen në një kohë kur marrëdhëniet e kishës me shtetin komunist janë përmirësuar vitet e fundit.

Raul Kastro ka pranuar ndërhyrjen e kishës në çështje të tilla si ajo e të burgosurve politikë, duke bërë që Vatikani të njihet si organizata më ndikuese nga jashtë mbi Kubën.

Vizita e Papës shikohet si një përpjekje për të rritur ndikimin e kishës në shoqërinë kubane.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-03-28 09:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›