E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 4 serbë, kapen me materiale zgjedhore

DHEU I BARDHË- Në pikë kalimin Dheu i Bardhë, afër Konçulit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër serbë, njoftojnë mediat serbe, duke cituar burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Mes te arrestuarve është kryetari i Komunës së Vitisë Sreçko Spasiç. E ashtuquajtura Ministria Serbe për Kosovën ka bërë te ditur se arrestimi i serbëve është bërë, “pasi tek ata është gjetur material zgjedhor dhe për shkak se janë punonjës të institucioneve serbe.”

Kjo Ministri ka kërkuar nga EULEX-i që të reagojë me urgjencë dhe që të arrestuarit të lirohen.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›