Kryeministri turk Erdogan viziton Iranin

Kryeministri truk, Rexhep Tajip Erdogan ka arritur në Teheran në një vizitë dy-ditëshe gjatë së cilës, lideri turk pritet të diskutojë programin bërthamor dhe situatën në Siri.
Erdogan pritet të takojë presidentin iranian, Mahmud Ahmedinexhad dhe kryetarin e parlamentit Ali Larixhani.
Erdogan iu tha mediave turke se në fokus të bisedimeve të tij me zyrtarët iranianë do të jetë situata në Siri, fqinji jugor i Turqisë.
Erdogan tha para këtij udhëtimi se rreth 17 mijë refugjatë sirianë kanë kaluar në Turqi, duke shtuar se vendi i tij nuk mund të jetë spektator.