Papa Francesko: Jo luftës, për të shitur armë!
VATIKAN- Një apel i ashpër kundër armëve. Pas lutjeve përpara qindra e mijëra personave Papa Francesko shprehet sërish kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri, ndërsa hedh dyshime që kjo luftë mund të favorizojë tregtinë ilegale të armëve.
“Po lutemi fuqimisht për paqe”, shprehet ai.
Në deklaratat e bëra sot, Papa thekson se, “Duhet t’i themi jo urrejtjes, t’i themi jo dhunës dhe të gjitha formave në të cilën ajo mund të shfaqet. T’i themi jo përdorimit të armëve dhe shitjes së tyre në mënyrë ilegale. Gjithmonë mbetet hija e dyshimit. A është kjo e paralajmëruara një luftë për diçka, apo është një luftë që do i hapë rrugë tregtisë ilegale të shitjes së armëve”.
Këto sipas Papës janë armiqtë me të cilët duhet të luftojmë të bashkuar. “Të mos ndjekim interesa të tjera, përveçse atyre që sjellin paqe dhe të mirën e përgjithshme”. shton ai.
(m.a/BalkanWeb)