"Apple" hedh në treg një Iphone më të lirë
SAN FRANCISKO- Gjigandi amerikan i informatikës "Apple" pritet të martën të zbulojë modele të reja, natyrisht edhe më lirë se iPhone-i duke mundësuar zgjerimin në tregje të reja, në përpjekje për të plotësuar kërkesat e tregut me smartphones.
Analistët parashikojnë që kompania "Apple" do të promovojë, të martën në selinë e saj në Silicon Valley (Kaliforni) një model iPhone më të lirë me qëllim rritjen e konkurruencës me prodhuesit e smartfon me kosto të ulët.
Apple do të prezantojë një model të përmirësuar të versionit klasik të saj. Sipas Charles Golvin, analist në kompaninë Forrester, ai do të quhet "5s" dhe do të ketë të njëjtën pamje si versionet e mëparshme, por me një procesor të ri më të shpejtë dhe aftësi grafike të reja.
Ka shumë zëra për futjen e një modeli me ngjyrë të artë, me njohje të gjurmëve të gishtave me qëllim rritjen e sigurisë.
"iPhone 5s do të jetë në dispozicion në shumë ngjyra, si iPod Touch", shtoi Golvin.
Sipas analistëve, modeli "5s" është i rëndësishëm për rritjen e numrit të klientëve në Kinë dhe në tregje të reja, ku konkurrenca me modele më të lira drejtohet nga sistemi operativ Android i Google-it mjaft i përhapur. Apple ka ftuar shtypin për evenimentin në Pekin, ekspertët besojnë se grupi do të shpalosë partneritetin me operatorin më të madh të telefonisë celulare kineze, China Mobile, e cila ka një rrjet prej 700 milionë abonentësh në të gjithë vendin.
(m.a/afp/BalkanWeb)