Shkodër, shkatërrohet rruga, i vihet kazma investimit 21 mln lekë
SHKODER- I vihet “kazma” investim it me vlerë 21 milionë lekë të reja. Bëhet fjalë për rrugën hyrëse në qytetin e Shkodrës, e realizuar para pesë viteve si një projekt ambicioz për infrastrukturën e qytetit. Kjo rrugë, ndër më cilësoret në qytet, po dëmtohet për shkak se tashmë Bashkia e Shkodrës ka siguruar një fond për ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza të qytetit.
Shtrimi i tubacioneve për ujërat e zeza, lidhja e tyre me rrjetin kryesor të kanalizimeve dhe shmangia e derdhjes së tyre në Liqenin e Shkodrës janë arsyet që kjo rrugë në të gjithë gjatësinë e saj po dëmtohet nga hapja e kanaleve. Shkatërrimi i rrugës hyrëse ka sjellë kaos në qarkullim, jo vetëm të mjeteve, por edhe të qytetarëve.
SITUATA
Ky investim, nga njëra anë duket se do të zgjidhë problemin e ujërave të zeza të qytetit, por nga ana tjetër po sjell dëm të madh ekonomik, duke lënë të kuptohet se premtimet për investime afatgjata me perspektiva zhvillimi kanë qenë vetëm fjalë. Madje pikërisht në kohën kur projekti prej 21 milionë lekësh po niste, para 5 vitesh, janë bërë takime pa fund nga Prefektura, Këshilli i Qarkut dhe Bashkia e Shkodrës, me qëllim shmangien e dëmtimeve të investimeve. Madje aso kohe u firmos një marrëveshje për bashkëpunim mes institucioneve për investimet në rrugë, që para asfaltimit të bëhen punimet e plota nëntokësore. Por ndryshe është situata. Të gjitha rrugët e Shkodrës hapen e rihapen pafund, duke sjellë dëme të mëdha ekonomike, që në fund rëndojnë në xhepat e qytetarëve. Jo vetëm kaq, por shkaktojnë një kaos total në qarkullimin e mjeteve. Rrugët e Shkodrës janë bërë thuajse të pakalueshme. Bashkia e Shkodrës justifikohet me këtë veprim duke pohuar se investimet që po bëhen janë në të mirë të komunitetit dhe në shërbim të përmirësimit të infrastrukturës. Që prej katër ditësh hyrja në qytetin e Shkodrës është devijuar nga rruga buzë kalasë, për shkak të punimeve tek rruga hyrëse që është e bllokuar.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)