Papa Françesku: Kush jam unë që të gjykoj homoseksualët?
Papa Françesku ka deklaruar se homoseksualët nuk duhet të marxhinalizohen, por duhet të integrohen në shoqëri.
Duke folur për reporterët gjatë fluturimit të kthimit nga Brazili, ai riafirmoi pozicionin e Kishës Katolike Romane se aktet homoseksuale janë mëkatare, por orientimi homoseksual nuk është i tillë.
Ai po u përgjigjej pyetjeve nëse ka një log gej në Vatikan.
Nëse një person është gej dhe kërkon Zotin dhe ka vullnetin e mirë, kush jam unë që ti gjykoj ata?.
Ai po ashtu tha se dëshiron një rol më të madh të grave në Kishë, por insistoi se ato nuk mund të bëhen priftëresha.
Komentet e tij për homoseksualët shihen si më pak paragjykuese se ato të paraardhësit të tij.
Papa Benedikti XVI nënshkroi një dokument në vitin 2005 ku thuhej se personat me tendenca të theksuara homoseksuale nuk duhet të jenë priftërinj.
Por Papa Françesku tha se klerikët gej duhet të falën dhe mëkatet e tyre duhen harruar.
Katekizmi dhe Kisha Katolike e shpjegojnë këtë shumë mirë, tha Papa Françesku në një intervistë prej 80 minuta me gazetarët e Vatikanit./BBC