E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Francesku i Pare viziton Lampeduzan

Një kurorë me krizantema të bardha e të verdha ne det , një gjest simbolik për të nderuar kujtimin e mbi 20.000 emigrantëve që kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në postat e Europës nga deti.

Papa Francesku vizitoi Lampedusën e u ngjit në bordin e një anijeje patrullimi të Rojes Bregdetare, i ndjekur nga dhjetra anije peshkimi dhe lundrimi. Varka e patrullimit mbi të cilën u ngjit Papa ishte një prej atyre që janë të angazhuar përditë në shpëtimin e emigrantëve klandestinë nga Afrika.

"Do të lutemi edhe për ata që nuk janë sot këtu." Me këto fjalë papa Francesku iu drejtua emigrantëve nën skelën e Favaloro Lampedusa. Gjatë meshës papa Francesku u lut dhe për "emigrantët muslimanë në prag të Ramazanit me urimin për fryte shpirtërore"- në kërkimin për një jetë më dinjiitozë për vete dhe ata që i rrethojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›