E Martë, 3 Nëntor 2026

Papa Françesku, letër hebrenjve izraelitë: Dënojmë antisemitizmin që kryhet ndaj jush

Papa Françesku ka përsëritur apelin e Kishës Katolike për dënimin e “çdo forme të anti-judaizmit dhe antisemitizmit”, në një letër të lëshuar nga Vatikani drejtuar “vëllezërve dhe motrave hebreje në Izrael”.

Papa e përshkruan “manifestimet e urrejtjes ndaj hebrenjve dhe judaizmit si mëkat kundër Zotit”.

“Së bashku me ju, ne, katolikët, jemi shumë të shqetësuar për rritjen e tmerrshme të sulmeve kundër hebrenjve në mbarë botën. Zemra ime është copëtuar nga shikimi i asaj që po ndodh në Tokën e Shenjtë, nga fuqia e kaq shumë ndarjeve dhe kaq shumë urrejtjeve […] Zemra ime është pranë jush, me Tokën e Shenjtë, me të gjithë popujt që e banojnë atë, izraelitët dhe palestinezët, dhe lutem që dëshira për paqe të mbizotërojë te të gjithë.”

Papa Françesku thekson më tej se “në një mënyrë të veçantë lutemi për kthimin e pengjeve, duke u gëzuar për ata që tashmë janë kthyer në shtëpi dhe duke u lutur që të gjithë të tjerët së shpejti t’u bashkohen atyre”

Një varg sulmesh antisemite kanë tronditur komunitetet hebreje në Evropë pas sulmeve brutale të Hamasit në Izrael.

Në Londër, javën e parë pas sulmeve të Hamasit pa një rritje prej 1,353% të incidenteve antisemitike, njoftoi Policia Metropolitane.

Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Robert Habeck, tha në një video-mesazh në nëntor se “komunitetet hebraike po i lëvizin anëtarët për sigurinë e tyre – dhe kjo po ndodh sot, këtu në Gjermani, pothuajse 80 vjet pas Holokaustit”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›