Sulmet e SHBA-ve në Irak dhe Siri, Rusia thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Rusia ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me sulmet e SHBA-së ndaj grupeve të milicisë të mbështetur nga Irani me bazë në Irak dhe Siri.
“Ne sapo kërkuam një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për kërcënimin ndaj paqes dhe sigurisë të krijuar nga sulmet e SHBA-së në Siri dhe Irak”, tha diplomati i Moskës në OKB, Dmitry Polyansky, në mediat sociale.
Rusia, e cila është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit është bërë një aleat i ngushtë i Iranit.
Qeveria e Ukrainës dhe agjencitë perëndimore të inteligjencës thonë se Rusia ka përdorur drone të prodhuar nga Irani që nga shkurti i vitit 2022, kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
Ndërsa vazhdojmë të analizojmë sulmet ajrore të SHBA-së kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri, Mehran Kamrava, profesor në Universitetin Georgetoën në Katar, i tha BBC-së se tani ka të ngjarë të shohim një ulje të retorikës së Iranit në ditët në vijim.
“Edhe duke menduar se kemi parë tashmë në Detin e Kuq se sulmet e koordinuara mes SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, të cilat nuk kanë rezultuar me ndërprerje të sulmeve nga Houthis, grupet irakiane janë tjetër histori”, shprehet Mehran Kamrava, transmeton BBC.
Kamrava sugjeron se Teherani tani do të përpiqet të zbusë milicinë irakiane, në mënyrë që ata të mos përfshihen në sulmet “kokë më kokë” me amerikanët.
/rtsh.al/