Papa Francesku nis diten e pare te punes me nje vizite ne Baziliken e Romes
Papa Francesku, nis ditën e pare ne krye te kishës katolike, me objektiv përcaktimin e vizionit e tij për papatin.
Mengjesin e sotem Papa Francesku vizitoi Bazilikën e Romes, Santa Maria Maxhore.
Gjate pasdite do te kthehet ne Kapela Sistine, per te drejtuar meshën me kardinalët, ndersa me pas do te nis emerimin e personelit te larte te Vatikanit. Parashikohet edhe nje vizite tek paraardhesi i tij Zhozef Ratzinger, i cili tashme mban titullin Papa Emeritus.
Papes se pare nga Amerika Latine i janë dërguar mjaft mesazhe urimi nga mbare bota.
Por sfidat e papes se ri mbetet te medha. Kohet e fundit kisha po kalon permes nje seri skandalesh, lidhur me abuzimet seksuale te klerikeve por dhe akuzat per korrupsion.
Zgjedhja Jorge Mario Bergoglio ne krye te vatikanit, ishte nje suprize, pasi ai nuk ishte ne 10 kandidatet favorite.
Megjithëse ne vitin 2005 ai doli i dyti gjate konklavës ne 2005, kur u zgjodh papa Benedikti i 16, pak kishin parashikuar zgjedhjen e tij ne krye te Vatikanit. Ai është papa i pare qe zgjidhet jashte Evropës ne 1300 vjet.
Kardinali nga Argjentina është edhe jezuiti i parë që bëhet papë dhe merr emrin Françesk, sipas Shën Françeskut të Asisit, mbrojtësit të të varfërve.
Në oxhakun e Kapela Sisitina doli tymi i bardhë
Ne Vatikan eshte zgjedhur Papa i ri. Ai eshte 77 vjecari nga Argjentina Horge Mario Bergolio, qe do te quhet Papa Francesko i pare. Pas votimit te trete te 115 kardinaleve, nga Kapela Sistina doli tymi i bardhe ne oren 19.06 minuta qe lajmeroi se bota katolike tashme kishte drejtuesin e saj. Nga ballkoni i bazilikes se Shen Pjetrit, Papa Francesko i pare ka pershendetur mijera besimtare te mbledhur ne shesh.
Horge Mario Bergolio nga Buenos Aires, eshte Papa Francesko i parë, pasardhësi i Ratzinger.
Menjëherë pas sinjalit të tymit të bardhë në orën 19.06 nga kapela Sistinë, besimtarët e shumtë në sheshin shën Pietro kanë brohoritur papën e 266 në histori.
Eshte dashur pak kohë para se të bëhej i ditur emri i tij nga kardinali Tauran, papa i ri ka botuar në tuiter dy mesazhe te rendesishme. I pari kishte te bente me lumturine e tij qe u zgjodh pape. Ndersa i dyti qe mbante daten 28 shkurt tregonte se nese do te zgjidhej pape, fëmijët do e donin më shumë se babagjyshin e vitit të ri.
Fjalët përshëndetëse të tij kanë qenë
Ju përshëndes, nesër do të lutem ndërsa tani ju uroj natën e mirë dhe pushim të këndshëm.
Prej kohësh flitej se Papa i ri mund të ishte nga Amerika Latine dhe që në vitin 2005 kishte shumë nga ata që besonin se do të ishte pikërisht Francesko i parë qeë do të fitonte si një alternativë më e mirë ndaj Ratzinger.
Kardinali argjentinas në atë kohë konsiderohej si alternativa më progresiste ndaj kandidaturës së Ratzinger.
Pas publikimt të lajmit mediat italiane flasin për një papat jo shumë të gjatë duke u nisur nga mosha e tij, 76 vjec por dhe nga kushtet shendetesore.
Kush është Papa Francesku?
Papa Francesku, me emrin e lindjes Mario Bergoglio, i lindur në Buenos Aires si një ndër pesë fëmijët e një punonjësi italian të hekurudhës, konsiderohej si një prej figurave më të devotshme dhe me influencë në Kishën Katolike, ndonëse jo një favorit i qartë për të pasuar Benediktin XVI. Ai do te jete Papa i pare ne historine e Vatikanit, me origjine nga Amerika e Jugut.
I formuar në seminarin e "Vila Devoto"-s, ai u diplomua në San Miguel për filozofi nga Kolegji i Lartë Katolik i San Hozesë dhe në vitet në vazhdim, dha mësim në literaturë dhe psikologji, në një kolegj të Santa Fesë dhe më pas në Buenos Aires.
I urdhërar "at" në vitin 1969, Bergoglio shërbeu si një prift në zonat e largëta në Argjentinë midis viteve 1973-79, ku aftësitë mbresëlënëse në komunikim, thjeshta, perultesia dhe aftesia e tij ne përhapjen e fesë katolike, e ndihmuan që në 1980-n të rikthehej në Buenos Aires, për t'u bërë reaktor i universitetit në të cilin u formua.
Papa Francesku u transferua në Europë në vitin 1986, në Gjermani, për të vazhduar karrierën e tij akademike, por pas mbrojtjes së tezës së doktoraturës, u rikthye në atdhe, ku shërbeu përsëri si peshkop në një kishë në Kordoba.
Ishte Papa Gjon Pali i Dytë ai që duke vlerësuar punën e një jete të Papës Bergoglio, një njeri i përulur, veçanërisht i devotshëm dhe që pavarësisht mundësive për të bërë një karrierë të rehatshme në zyrat e Kishës Katolike, zgjodhi jetën e një misionari të vazhdueshëm, që në vitin 2001 e thirri në Vatikan, ku në 21 shkurt e nderoi duke e graduar kardinal.
Si kardinal, Bergoglio edhe një herë më shumë u bë i njohur për përultësinë e tij, konservatorizmin ndaj doktrinës së krishterë dhe drejtësisë shoqërore. Ndryshe nga kardinalët e tjerë, Francesco refuzoi që të jetonte në apartamentet luksoz me shpenzimet e Vatikanit, duke zgjedhur një banesë të thjeshtë, per te jetuar me pagen e tij modeste.
Ai gjithashtu refuzoi transportin me makinë, duke preferuar të lëvizte me mjetet e zakonshme të transportit, ndërsa gatuan vetë.
Në vitin 2005, kardinali argjentinas, i pari Papë nga Amerika e Jugut, mori pjesë në konklavën, nga e cila u zgjodh Benedikti XVI, pas vdekjes së Karol Vojtilës, Papa Gjon Palit të Dytë.
Bergoglio është një teolog i kompletuar, i cili e ka distancuar veten nga teoritë liberale, duke zgjedhur rrugën e konservatorizmit. Ai është shprehur kundër martesave homosokesuale, duke kundërshtuar ashpër vendimin e shtetit argjentinas për t'i ligjëruar në 2010-n, por ka kërkuar që kisha t'u mësojë anëtarëve të këtij komuniteti fjalën e saj dhe të mos i syrgjynosë, duke thënë se rruga e vetme që mund të ndjekë kisha është ajo e dashurisë për njeriun.
Papa Francesku, i pari me këtë emër, është gjithashtu një kundërshtar i ashpër i abortit dhe eutanazinë.