Papa: Komuniteti ndërkombëtar ka nevojë për rregulla të reja
VATIKAN- Papa Benedikti i XVI-të i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar të punojë me rregullat e reja, që sigurojnë kushte të përshtatshme për të gjithë, përballë krizës ekonomike dhe financiare, jo vetëm për të menduar për mekanizmat ekonomike.
Benedikti XVI foli në Vatikan përpara 160 diplomatëve, 115 prej të cilëve kryetarë të misionit të akredituar në Selinë e Shenjtë.
"Kriza ekonomike dhe financiare botërore nuk kanë goditur vetëm familjet dhe bizneset e vendeve ekonomikisht më të përparuara, duke krijuar një situatë, veçanërisht mes të rinjve, ku ndihet pasiguria dhe padrejtësia. Gjithashtu, ajo ka ndikuar thellësisht në jetën e vendeve në zhvillim", deklaroi Ati i Shenjtë.
(er.nu/BalkanWeb)