E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në një restorant në Moskë, 2 të vdekur 32 të plagosur

MOSKE - Dy të vdekur dhe 32 të plagosur është bilanci i një shpërthimi, që ndodhi sot në një restorant të Moskës në Rusi.

Sipas Ministrisë së Emergjencave, disa bombola gazi shkaktuan shpërthimin e sotëm që vrau dy punonjës të restorantit, ndërsa plagosi 39 persona të tjerë, kryesisht punonjës por edhe klientë.

Zjarrfikësit luftuan për disa orë me flakët, deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Komisioni hetimor rus në zyrën e prokurorit të përgjithshëm deklaroi se ka hapur një hetim kriminal mbi këtë çështje.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›