E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, falimenton kompania SeaFrance

PARIS - Vijojnë efektet e krizës në eurozonë. Qindra persona kanë humbur sot vendet e tyre të punës, pasi kompania franceze e trageteve SeaFrance shpalli falimentimin.

Një gjykatë tregtare në Paris urdhëroi likuidimin e saj duke hedhur poshtë shpresat për një marrëveshje të minutës së fundit. Qindra punonjës të SeaFrance, e cila është 100 % pronë e kompanisë hekurudhore franceze, protestuan jashtë gjykatës, madje disa prej tyre edhe shpërthyen në lot.

Ky vendim erdhi pasi Komisioni Europian deklaroi se fondi prej 200 milionë euro për shpëtimin e SeaFrance nga qeveria franceze ishte i jashtëligjshëm. Ky falimentim vjen në një moment delikat për presidentin francez Sarkozy që përballet me zgjedhjet këtë pranverë.

Veç kësaj, gjatë konferencës për shtyp sot në Berlin, Sarkozy premtoi se do të gjendej një zgjidhje për punonjësit e SeaFrance, gjë që mesa duket nuk u arrit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›