Papa Kush jam une per te gjykuar homoseksualet

"Nëse një person është gej, kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë për ta gjykuar?
Gjatë udhëtimit nga Brazili në Itali, në një konferencë për media organizuar në avion, Papa Francesku është pyetur rreth ekzistencës së një lobi gej brenda Vatikanit dhe qëndrimit të tij për këtë çështje. "Të qenurit gej është një tendencë, por problemi është lobi, lobi nuk është gjë e mirë", tha Ati i Shenjtë, duke falenderuar gazetarin që i drejtoi këtë pyetje. Papa i është përgjigjur për më shumë se një orë pyetjeve të bëra për cështje të ndryshme nga gazetarët që udhëtonin bashkë me të nga Rio de Janeiro në Romë. / Top Channel