E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca shuhet endrra Thiago Silva

Paris Saint Germain ka rinovuar kontratën e Thiago Silva-s deri në qershor të vitit 2018 me një rritje page prej 2 milionë eurosh, rritje që e çon pagën e brazilianit në 12 milionë euro në vit.

Sipas ‘L’Equipe’, firma është hedhur javën e kaluar, pas tentativave të Barcelonës për të bindur qendërmbrojtësin të bashkohej me skuadrën katalanase. Tashmë ish-lojtari i Milanit do të luajë me siguri sërish në Francë duke hedhur poshtë çdo mundësi largimi, të paktën për këtë sezon. Pronarët nga Katari tashmë po punojnë për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic, i cili merr 14 milionë euro në sezon. Mendohet se edhe sulmuesi suedez do të ketë një rritje rroge prej 2 milionë eurosh. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›