E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa Per priftet pedofile kisha pak vigjilente


Autoriteti i kishes nuk ka qene mjaftueshem vigjelent ka thene Papa Benedikti XVI duke folur per skandalet e pedofilise. Sipas Benediktit te 16-te kisha nuk ka qene e shpejte aq sa duhet per te marre masat e nevojshme. Papa ka shprehur trishtimin e tij te madh gjate kohes qe ndodhej ne avionin me te cilin mberriti ne Mbreterine e Bashkuar. Deklaratat lidhur me abuzimet seksuale ka thene ati i shenjte kane qene tronditese sepse eshte e veshtire te kuptosh se si ky perversitet mund te ndodhe ne radhet e lerikeve.
Papa Benedikti i XVI-te filloi sot nje vizite zyrtare ne Angli e Skoci si pjese e perpjekjeve te tij per te forcuar krishterimin ne vendet europiane qe jane shoqeri thellesisht sekulare. Vizita e kreut te Kishes Katolike vjen ne kohen e kunderthenieve te shkaktuara nga deklaratat e kardinalit gjerman Uollter Kasper njeheresh keshilltar i afert i Papes. Kasper ka pohuar se Britania moderne i ngjan nje vendi te botes se trete ku ndihet nje ateizem agresiv. Papa Benedikti i XVI u largua nga Italia dhe ndaloi fillimisht ne Edinburg. Kjo shenon edhe viziten e pare shteterore te nje Pape ne Britanine e Madhe. Vizita kater-ditore e Papa Bendikti XVI vjen ne kuader te afrimit te katolikeve dhe anglikaneve nderkohe qe ekziston edhe rreziku i nje pritjeje te vaket.
Papa Benedikti XVI do te vizitoje Skocine Edimburgun dhe Glasgoe-n per te kaluar me pas ne Londer dhe Birmingam. 28 vjet me pare Britania e Madhe eshte vizituar edhe nga Gjon Pali i II-te. Por vizita ishte deklaruar si udhetim per tek katoliket e vendit dhe jo si vizite shteterore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›