E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Papa bën thirrje për armëpushim në ditën e Pashkës: E trishtë, armët po zënë vendin e fjalëve

Në ditën e kremtimit të Pashkës ortodokse, Papa Françesku ka bërë thirrje që të ulen armët në Ukrainë dhe të vendoset paqja.

‘Sot kanë kaluar dy muaj nga fillimi i kësaj lufte: në vend që të ndalet lufta, lufta është intensifikuar. Është e trishtueshme që në këto ditë, që janë më të shenjtat dhe më solemne për të gjithë të krishterët, zhurma vdekjeprurëse e armëve dëgjohet më shumë se zhurma e kambanave që lajmërojnë Ringjalljen. Dhe është e trishtueshme që armët gjithnjë e më shumë po zënë vendin e fjalës”. Kështu Papa në Regina Caeli përsëriti apelin për një armëpushim në Pashkë, një shenjë minimale dhe e prekshme e dëshirës për paqe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›