Zelensky mesazh për Pashkët Ortodokse: Asgjë nuk mund ta mposhtë Ukrainën

Presidenti Zelensky ka publikuar një video të re duke uruar Pashkët Ortodokse.
Ai bëri një krahasim midis vuajtjeve të shkaktuara nga Covid dhe betejave të luftës.
Duke iu drejtuar bashkatdhetarëve, ai tha: “Vitin e kaluar e festuam Pashkën në shtëpi për shkak të pandemisë. Edhe këtë vit festojmë ringjalljen e Krishtit jo si dikur. Për shkak të një virusi tjetër. Për shkak të murtajës së quajtur luftë, raporton BBC.
“Kërcënimi i vitit të kaluar dhe ai i këtij viti janë të bashkuar nga e njëjta gjë: asgjë nuk mund ta mposhtë Ukrainën”.
Fjalimi i tij u mbajt në Katedralen e Shën Sofisë në Kiev, për të cilën Zelensky tha se i kishte rezistuar pushtimit nazist të vendit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.
/RTSH.al