E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa fillon komunikimin në Twitter, me mesazhin e parë bekon ndjekësit

Vatikan- Papa Benedikti XVI ka dërguar mesazhin e tij të parë e të shumëpritur duke përdorur llogarinë e tij personale në rrjetin social Twitter.

Papa u fotografua duke shtypur një buton në një tabletë iPad.

Mesazhi shkruante: “Të dashur miq, unë jam i kënaqur që marr kontakte me ju nëpërmjet Twitter-it. Faleminderit për përgjigjen tuaj bujare, bekoj të gjithë ju nga zemra ime…”.

Llogaria në anglisht e Papës tashmë ka më shumë se 660, 000 ndjekës. Deri tani, llogaritë e Papës @ Pontifex- që do të thotë “ndërtues i urave”- janë vetëm duke ndjekur njëra-tjetrën.

Vitin e kaluar, Papa dërgoi cicërimën e tij të parë nga një llogari e Vatikanit për të nisur portalin e informacionit në Selinë e Shenjtë. Kreu i 1.2 miliardë katolikëve apo më shumë në botën romake pritet të nënshkruajë, në vend se t’i shkruajë, çdo individ vetë.

Këshilltari i mediave në Vatikan Greg Burke shpjegon se çfarë do të trajtojë Papa në Twitter. Papa pritet gjithashtu të theksojë mesazhe nga audienca e tij e përjavshme, bekimet e së dielsë, festat, nderimet si dhe reagime të Papës ndaj ngjarjeve botërore.

Vatikani ka treguar interes të rritur në kohë duke përdorur teknologjitë më të fundit të komunikimit për të përhapur besimin me shpikësin e radios, Guglielmo Marconi, ngritjen e Radio Vatikanit në vitin 1931.

Kisha katolike po ashtu tashmë përdor disa nga platformat e mediave sociale, duke përfshirë mesazhe-tekst dhe YouTube, për të komunikuar me të rinjtë.

Ndihmësi i Papës thotë se Ati i Shenjtë ende preferon të komunikojë me shkrim dore dhe jo duke përdorur një tastierë kompjuteri.

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›