Papa mbledh kardinalet
Papa Benedikti i XVI ftoi te premten mbi 100 kardinale ne nje prej takimeve te rralla teme kryesore e te cilit sipas te gjitha gjasave eshte skandali seksual i keqtrajtimit te femijeve ne Evrope dhe Ameriken Jugore.
Vatikan 19 nentor 150 Temat tjera qe do te duhej te jene ne rend dite perfshijne edhe lirine e besimit ne bote si pasoje e sulmeve te fundit kunder objekteve fetare te krishtera ne Lindjen e Mesme por edhe ceshtja e konvertimit te pjesetareve te Kishes Anglikane ne radhet e Kishes Katolike. Pas trajtimit te ketyre temave eshte paralajmeruar edhe inaugurimi i 24 kardinaleve te rinj
Parakonklava
Rrallehere ndodh qe nje numer kaq i madh i kardinaleve te ftohen per takim ne Vatikan ngase zakonisht nje numer prej 179 kardinalesh mblidhen vetem ne konklave 150 gjegjesisht ne takimin gjate te cilit zgjidhet papa i ri. Si pasoje disa analiste kete takim tashme e emeruan si nje 147parakonklave148 gjate se ciles do te debatohet se kush do te mund te jete trashegimtari i Benediktit bukur te moshuar.
Gjithsesi pritet qe nje prej temave kryesore te jete skandali i keqtrajtimeve seksuale. Kete ceshtje Vatikani deri me tani e zgjidhte ne menyren tipike per te te 150 tejet ngadale 150 dhe duke refuzuar qe te jepte ndonje shenj per kahen drejte se ciles Vatikani deshiron te niset pas te gjitha skandaleve. Per shkak te kesaj qasjeje ai eshte kritikuar ashper nga shoqatat e viktimave.
Vendimi i papes per te pranuar pjesetaret e pakenaqur te klerit anglikan me ndryshimet me te reja brenda Kishes Anglikane po ashtu do te jete teme me rendesi e takimit. Pese peshkop anglikane deri me tani kane paralajmeruar konvertimin e tyre ne katolicizem. Nga agjencite