E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nobeli bizar

Nga Express me 19 nentor 2010 ne ora 1341

Cmimi Nobel per Paqe sivjet me gjase nuk do te ndahet sepse Kina nuk e lejon asgje familjar te fituesit te burgosur Liu Xiaobo qe te marre pjese ne ceremoni.

Te zemeruar ne cmimin kinezet tashme kane filluar edhe me perndjekjen e te afermve te Liu dhe po bejne presion edhe ne shtetet tjera qe te mos marrin pjese ne ceremoni. Ambasadoret e Rusise Marokut dhe Irakut tashme pezulluan ardhjen njoftoi sekretari i Komitetit Norvegjez te Nobelit Geir Lundestad.

Disidenti kinez Liu aktualisht po vuan denimin me 11 vjet burg per shkak te 147diversionit148 pasi qe nenshkroi apelin per perfundimin e sistemit njepartiak ne Kine kurse gruaja e tij ndodhet ne arrest shtepiak qe nga koha e ndarjes se cmimit.

Cmimin prestigjioz me vlere prej 1.4 milione dollaresh mund ta terheq vetem laureati ose ndonje anetar i familjes se tij.

Si pasoje presidenti i Keshillit Thorbjoern Jagland deklaroi se duket qe cmimi s146do te ndahet sepse gjasat qe dikush nga te afermit e Liu te shfaqet ne ceremoni jane te vogla. Nese ndodh kjo atehere kjo do te jete hera e pare nga viti 1936 qe cmimi te mos ndahet. Asokohe cmimi nuk u nda ngase askush nuk mundi ta pranoje cmimin e ndare per gazetarin gjerman Carl Ossietzki.

Miqte familjar te Xiaobo deklaruan se te gjithe anetaret e familjes se tij ndodhen nen percjellje te rrepte te policise e cila eshte e vendosur qe te pamundesoje ardhjen e ndonjerit prej tyre ne ceremoni.

Natyrisht komentet e familjareve eshte e pamundur te sigurohen meqe kete nuk e lejon policia kineze nderkohe qe ambasadat dhe qeveria kineze as qe deshirojne te merren me rastin. Nga agjencite

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›