E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa ne Brazil Vendoseni Krishtin ne jeten tuaj

Mijëra të rinj kanë pritur Papa Franceskun në plazhin e Kopakabana. Gati një million prej tyre kanë sfiduar shiun për të përshëndetur Atin e shenjtë, që ndodhet në Brazil pikërisht në ditën ndërkombëtare të Rinisë.

“Vendoseni Krishtin në jetët tuaja, u tha Papa të rinjve duke denoncuar faktin që të rinjtë vendosin në qendër të interesave të tyre paratë, edhe pse kjo mund të krijojë iluzionin e një jete të lumtur” -tha Papa.

Në ditën e pestë të vizitës së tij në Brazil, Papa Françesku vizitoi një nga periferitë më të rrezikshme dhe të varfra të Rio de Janeiros, duke thënë se asnjë shoqëri nuk i detyron apo i shtyn të varfërit drejt rrugëve të pasuksesshme.

Françesku, shqetësimi i të cilit për të varfërit i ka dhënë atij pseudonimin “Papa i Getove” në Amerikën Latine, ndodhet në Brazil prej së dielës, për festimet e Ditës Botërore të të Rinjve, një event katolik një javor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›