E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja ne zi per 80 viktimat Mbreti viziton te mbijetuarit

Spanja eshte ne zi per vdekjen e 80 personave ne aksidentin e rende hekurudhor qe ndodhi te merkuren ne rajonin Santiago Kompostela.
Me shume se 90 pasagjere ne 218 qe ishin ne total ne tren ndodhen ne spital, 30 prej te cileve ne gjendje kritike.

Mbreti Juan Carlos vizitoi të mbijeturit dhe familjet e viktimave në Spitalin Universitar të Santiagos.

Aktiviteti vjetor ne nder te San Xhakomo Apostolo eshte pezulluar per shkak te incidentit te rende.

Turistet nuk e kane pritur mire pezullimin e aktiviteteve, por thone se i kuptojne arsyet.

“nuk jemi ne gjendje te festojme. Ne fakt nuk na pelqeu qe ata pezulluan fishekzjarret, kemi pritur gjithe vitin te vinim ne Santiago, por cmund te bejme?

Turistet dhe banoret vendas kane lene mesazhe per viktimat plagosurit dhe familjaret e tyre. Diku lexohet “udhetimi yt nuk mbaron ketu. Ne jemi me tyre, te afer dhe viktima te aksidentit ne Santiago”.

Ndaj njërit prej shoferëve të trenit, që u përmbys në veri-perëndim të Spanjës, duke lënë të paktën 80 pasagjerë të vdekur, kanë nisur hetimet, bëjnë të ditur zyrtarë të drejtësisë.

“Kutia e Zezë” e trenit të linjës Madrid-Ferrol ndodhet tashmë në duart e gjykatës, ku dhe po kryhen hetimet.

Një zëdhënës i Gjykatës Supreme të Galicia-s tha se shoferi, i cili mbeti i plagosur nga përplasja, është tashmë nën hetim. I quajtur nga media spanjolle si Francisco Jose Garzon Amo, ai mendohet të jetë marrë në pyetje nga policia gjatë së enjte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›