Gjete Ndoi Rama me propozoi koordinator te koalicionit
Si koordinator i koalicionit të majtë, thotë se e propozoi vetë Rama. Gjetë Ndoi është kryetar i Aleancës Arbnore Kombëtare dhe na pret në zyrën e tij modeste në periferi të kryeqytetit.
Ndoi konfirmoi se gjatë mbledhjes me aleatët, Rama është shprehur i gatshëm të respektojë marrëveshjen.
Sipas Ndoit, edhe partitë që nuk janë pjesë e koalicionit do të mund të ofrojnë personalitetet e tyre për poste në administratë.
Ndonëse pranon se nuk ishte i informuar për arsyet e mungesës në takim të Skënder Gjinushit, koordinatori i koalicionit që do të drejtojë vendin thotë se mbledhja me Ramën ishte njoftuar në moment të fundit.