E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa për nipin e Aldo Bares

Gjykata e Tiranes vendosi masën "arrest me burg" per 33-vjeçarin Haxhi Nallbani, i arrestuar pak dite me pare nga policia, nen akuzen e trafikut nderkombetar te lendeve narkotike. Kerkesa per kete mase u be nga prokurori i çeshtjes, ndersa vete i arrestuari me pseudonimin "Xhili", dhe avokati i tij e quajten te padrejte arrestimin. I pandehuri deklaroi para trupit gjykues se i kishte mbaruar vitet e burgut per trafik droge ne Itali, duke i mbyllur, sipas tij, hesapet me drejtesine italiane. Ndersa, sipas avokatit Haxhi Nallbani nuk rezulton te jete person ne kerkim, pasi pak muaj me pare ishte pajisur edhe me karte identiteti. Sipas policisë, Nallbani eshte i aferm i ish-kreut te bandes se Lushnjes Aldo Bare, madje te dy kane pajtuar te njëjtin avokat.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›