E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa vizite e veshtire ne Britani

Papa Benedikti u ka kerkuar pelegrineve te luteshin per te ne prag te nje vizite kater ditore qe kreu i Vatikanit do te zhvilloje ne Mbreterine e Bashkuar. Papa do te nise kete jave nje vizite te veshtire ne Britani ne nje nga vendet me sekulariste te Europes dhe duket se reagimet do te jene ne mos armiqesore te pakten indiferente.

Qellimi kryesor fetar i vizites eshte bekimi i kardinalit Xhon Henri Njuman nje nga personat me influente te konvertuar nga kisha anglikane ne katolicizem. Duke iu drejtuar pelegrineve ne frengjisht gjate lutjeve te perjavshme ne rezidencen e tij verore ne Castelgandolfo papa tha se se shpejti do te nisej per nje vizite ne Britani.

Une besoj ne lutjet tuaja. Jam I lumtur te shkoj ne ate vend te madh. Do te marr pjese ne nje ceremony bekimi per kardinalin Njuman Karakteri I tij dhe mesimet e tij mund te jene nje frymezim per kohen tone dhe besimi I tij mund te na mbushe te gjitheve tha Papa.

Papa me origjine gjermane ka gjasa te ndeshet me protesta gjate vizites se tij. Ai eshte sulmuar nge militante ateiste disa prej te cileve madje kane thene se ai duhet arrestuar ne lidhkje me skandalet e abuzimit seksual qe perfshine kishen katolike kohet e e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›