E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tony Blair nderohet me Medaljen e Lirise

Ish-kryeministri britanik Tony Blair eshte nderuar me Medaljen e Lirise nga Qendra Kombetare Kushtetuese e cila drejtohet nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Nga ana e tij Blair eshte shprehur i nderuar dhe i privilegjuar per kete vleresim te dhene nga ish-presidenti i Shteteve te Bashkuara.

Qendra Kombetare Kushtetuese ka vleresuar punen e bere nga Blair nga viti 1997-2007 ne vecanti perpjekjet e tij per paqen ne Irlanden e Veriut dhe ne Kosove.

Medalja e Lirise i eshte dhene me pare ish-liderit sovietik Mihail Gorbacov dhe ish-sekretarit te pergjithshem te OKB-se Kofi Anan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›