E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontesti i emrit Ban Ki-Moon Zgjidhje ne mirekuptim mes paleve

Sekretari i pergjithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara Ban Ki-Moon do te vazhdoje te beje gjithcka qe eshte ne fuqine e tij per nje zgjidhje ne mirekuptim te ceshtjes se emrit te Maqedonise per te cilen vleresoi se ka shume angazhime politike serioze.

Ban Ki-Moon keto pohime i beri te ditur ne Konferencen per shtyp ne Organizaten Boterore kushtuar fillimit te mbledhjes se 65-te te Asamblese se Pergjithshem te OKB-se.

Perfaqesuesi special Metju Nimic pati diskutim aktiv me palet e prekura. E di se tani konsultohet me te dyja palet per caktimin e takimeve perkatese ndersa delegacionet ndodhen ne Nju-Jork ne Asamblene e Pergjithshme tha Ki-Moon.

Ban Ki-Moon gjithashtu theksoi se ka pasur takime te shumta me perfaqesuesit e Greqise dhe Maqedonise per mirekuptim te perbashket.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›