Basha uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u ka uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar, të gjithë besimtarëve myslimanë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.
Në urimin e tij drejtuar besimtarëve myslimanë, kryebashkiaku Basha thekson se muaji i shenjtë i Ramazanit duhet të shërbejë për forcimin e dashurisë mes njerëzve.
Të dashur besimtarë myslimanë, ju uroj në këtë muaj të shenjtë, agjërim të lehtë dhe të pranuar, lumturi paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare! Uroj që sakrifica fisnike dhe hyjnore e këtij muaji, të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për të gjithë agjëruesit, familjet dhe vendin tonë! Ramazani është muaji që kultivon paqen, mirëkuptimin e respektin, ndaj uroj që ky muaj i shenjtë i Ramazanit, të shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të dashurisë ndërmjet njerëzve!” thekson Basha.
Muaji i shenjtë i Ramazanit vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe qështë muaji i nëntë i kalendarit islamik. Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit është një nga detyrimet fetare të myslimanëve të përcaktuara në Kuran.
Përgjatë këtij muaji myslimatë përveç riteve fetare, përcjellin mesazhe paqe dhe lumturie mes njëri- tjetrit.