E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papadhimas: Ekonomia greke fillon rritjen në vitin 2013

Deklarata e Kryeministrit grek erdhi gjatë vizitës së tij në Qipro. Papadhimas shpjegoi se pas plot pesë vitesh recension, ekonomia greke do të fillojë rritjen me 2.5 deri në 3% në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Kryeministri shtoi se parashikimi do të realizohet nëse autoritetet greke i bashkangjiten planit për reforma dhe marrin masa shtesë për nxitjen e aktivitetit ekonomik.

Greqia evitoi falimentin falë ndihmës financiare  me dy kredi nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në këmbim të këtyre kredive, Greqia duhet të ndërmarrë masa të ashpra kursimi./Start/

                                                                                             2012-04-06 14:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›